Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Sulmi nën akuzë, kërkohen gola në transfertë

Vijojnë stërvitjet e Besëlidhjes në kuadër të transfertës së radhës në Gramsh. Ekipi lezhjan, pas pushimit të së dielës, dje u grumbullua në ambientet e stadiumit “Besëlidhja” për të zhvilluar analizën javore që përmbledh dy takime, një të humbur me rezultat minimal në Kavajë dhe një të fituar në shtëpi ndaj Ilirisë. Por, ndryshe nga sa janë mësuar në shtëpi, lezhjanët kanë pësuar golin e parë për këtë sezon. Pas fitores së radhës të shtunën ndaj Ilirisë, Besëlidhja mendon për transfertën e Gramshit, nga ku kërkon të marrë maksimumin e mundshëm, në mënyrë që të marshojë e sigurt drejt objektivit, vendit të dytë. Drejtuesit e Besëlidhjes, duke nisur nga presidenti Gjok Noka, janë të impenjuar maksimalisht për të eliminuar në maksimum gabimet e vërejtura gjatë ndeshjeve të fundit. Stafi teknik i kryesuar nga Ritvan Kulli po synon përmirësimin dhe konsolidimin e repartit ofensiv, i cili në transfertë nuk po arrin të shënojë. Deri tani në ndeshjet jashtë fushe Besëlidhja ka shënuar katër gola.

Burimi: Panorama Sport
Back To Top