Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja e ka vëmendjen te ndeshja shtesë

Vijojnë stërvitjet e Besëlidhjes në kuadër të transfertës së fundit për këtë sezon, që do të luhet në Mamurras. Pas asaj që ndodhi të shtunën, tani gjërat po shkojnë drejt normalitetit, çka po i bën optimistë dhe tifozët që pësuan zhgënjim në ndeshjen me Kukësin. Ekipin lezhjan, pas humbjes së dyshimtë me Kukësin, tani matematika e lë maksimalisht në vend të katërt, pra po mendojnë për “play-off”-in. Trajneri Ritvan Kulli e ka marrë seriozisht këtë fundkampionati, po u jep rëndësi të gjitha reparteve të formacionit, jo vetëm për të kaluar me sukses këto dy ndeshjet e mbetura, por më kryesorja për të fituar ndeshjen e “play-off”-it. Formacioni aktual që ka në dispozicion Kulli, ia lejon që në ndeshjen shtesë të fitojë. Kështu Besëlidhja, pas katër vitesh në Kategorinë e Parë, rikthehet në Superiore. Të gjithë futbollistët janë të impenjuar maksimalisht që ndeshjet e mbetura t’i konsiderojnë sfida kontrolli për testin e supersfidës së “play-off”-it. Lojtarët janë optimistë për ngjitjen një kategori më lart.
 
Back To Top