Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, kontratat i mbajnë lidhur futbollistët

Pas përfundimit të kampionatit, drejtuesit e Besëlidhjes e shpërndanë ekipin për ta rigrumbulluar pas një pushimi të papërcaktuar për të vijuar stërvitjet. Edhe pse skuadra nuk e arriti objektivin e saj final, ngjitjen në Superiore, përsëri këtu në Lezhë janë krenarë për të. Në këtë fazë pushimi, si për futbollistët edhe për drejtuesit nuk ka pushim në planet e tyre, pavarësisht se është një kohë e gjatë deri në mbylljen zyrtare të merkatos së verës. Një gjë dihet, që pjesa elitë e Besëlidhjes ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin lezhjan, ndaj dhe marrja e kartonit është shumë e vështirë, që do të thotë se pjesa më e madhe e grupit që përmbylli këtë kampionat do të përbëjë bazën e ekipit të sezonit të ardhshëm. Deri tani zyrtarisht është larguar trajneri lezhjan, Ritvan Kulli. Sa i përket pasardhësit të tij, nuk ka ende një emër.
   
Back To Top