Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, Kulli studion rivalët e mundshëm

Në stadiumin e Lezhës vijojnë stërvitjet e Besëlidhjes në kuadër të ndeshjes së të dielës, e cila do të luhet në transfertë ndaj Mamurrasit. Stafi teknik, i kryesuar nga trajneri Ritvan Kulli, vëmendjen kryesore e ka në ndeshjen e “play off”-it, pasi ekipi lezhjan nuk e siguroi dot vendin e dytë për t’u ngjitur në Superiore. Numri një i pankinës lezhjane, Ritvan Kulli, po studion skemat taktike dhe gjendjen teknike të ekipeve të Superiores që mendohet se do të jenë në zonën e “play out”-it, që mund të bjerë shorti për t’u ndeshur. Kulli këto ekipe i ka ndjekur nga afër në ndeshjet e fundit, bëhet fjalë për Kamzën, Pogradecin dhe Tomorin. Gjendja teknike dhe fizike e ekipit janë në lartësinë maksimale, çka rrit entuziazmin e lezhjanëve që sezonin e ardhshëm të jenë pjesë e Superiores. Tani që kampionatit i kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit, lezhjanët duken shumë optimistë për takimin shtesë që do të luajnë pas disa javësh.
   
Back To Top