Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja nisë stërvitjen në shi

Skuadra lezhjane ka nisur dje përgatitjet për ndeshjen e fundjavës ndaj Tomorit. Trajneri Kulli i ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicion dhe ka zhvilluar një seancë intensive, ndonëse reshjet e shiut kanë qenë të rrëmbyera. Stafi teknik i ka kushtuar më shumë rëndësi aspektit teknikotaktik. Ndërkohë tekniku lezhjan po mendon për strategjinë që të ndërtojë një formacion fitues. Ndërkaq, gjatë këtyre ditëve, skuadra do të zhvillojë nga dy seanca stërvitore në ditë që grupi të jetë gati për sfidën e fundjavës. Besëlidhja nuk luan prej më shumë se një jave një ndeshje zyrtare, pasi të shtunën Vlora nuk udhëtoi drejt Lezhës për takimin e fundit të kampionatit.
   
Back To Top