Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja studion kundërshtarët e mundshëm

Tani kur kampionatit kombëtar po i vjen fundi, pjesa më e madhe e skuadrave pak a shumë e dinë pozicionin përfundimtar, por ka edhe nga ato për të cilat mbetet ende e hapur lufta sportive. Besëlidhja deri në përfundim të javës së 26-të e kishte të hapur luftën për të siguruar vendin e dytë në renditje, çka do të thoshte kapja direkt e Superiores, por humbja në Velipojë e la Besëlidhjen përfundimisht në zonën “play-off”, nga ku i duhet të luftojë në një takim të vetëm. Stafi teknik e ka hedhur vështrimin në fundin e tabelës së klasifikimit të Kategorisë Superiore për të mësuar kundërshtarin. Ekipi lezhjan ndeshjen përmbyllëse të kampionatit e ka në shtëpi me Vlorën, e cila e ka ende të hapur luftën për mbijetesë në zonën “play-out” dhe të rënies direkte, kurse Besëlidhja është e shkarkuar nga emocionet, pasi që të tria rezultatet e mundshme nuk ndikojnë në renditjen përfundimtare, çka do të thotë më shumë një miqësore sesa luftë sportive. Kampi i Besëlidhjes ka preferuar më mirë rrugën e heshtjes para mediave, ndoshta për t’u karikuar, përveçse teknikisht, taktikisht, fizikisht, edhe psikologjikisht për të dalë me sukses. Lufta për Superioren mbetet e hapur dhe shpresat janë të mëdha, pavarësisht se edhe sezonin e kaluar Besëlidhja ka pasur po të njëjtin pozicion në renditje. Ndeshjen e fundit, lezhjanët do ta luajnë pa tifozë.
   
Back To Top