Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

“Darka e fundit”, presidenca mbledh Besëlidhjen

Edhe pse Besëlidhja rezistoi ndaj Tomorit plot 120 minuta pa pësuar gol dhe nuk arriti që të shënonte, ishin penalltitë ato që e detyruan të mbetej sërish në Kategorinë e Parë. Drejtuesit e klubit të kryesuar nga presidenti Gjok Noka u grumbulluan në ambientet e stadiumit dhe pas një analize vijuan rrugëtimin për në një ambient relaksues jashtë qytetit, për një darkë të përbashkët, dhe më pas janë shpërndarë për t’u grumbulluar kur të lajmërohen nga zyrtarët e klubit. Ekipi lezhjan, me gjithë ambiciet që e shoqëruan atë pothuajse gjatë gjithë sezonit që sapo u mbyll, nuk mundi të ngjitej në Superiore. Pas mbylljes zyrtare të kampionatit, deri tani nga radhët e Besëlidhjes ka konfirmuar dorëheqjen trajner Ritvan Kulli, diçka normale kjo, edhe pse ekipi i tij u ndëshkua më shumë nga fati sesa nga loja. Numri një i pankinës e ka marrë këtë detyrë në fund të sezonit 2010-2011, nga ku për një pikë mbeti në vorbullën e “play-off”-it, por që u mund thellë nga Dinamo 4-1 në sfidën shtesë.
   
Back To Top