Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Drejtuesit e Besëlidhjes, në merkato për një goleador

Lojtarët e Besëlidhjes kanë marrë pushimet verore, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me drejtuesit e këtij klubi, të cilët janë duke menduar për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Deri tani, zyrtarisht, nga Besëlidhja është larguar tekniku Ritvan Kulli, i cili e mori ekipin në javën e fundit të sezonit 2010-2011. Ai nuk mundi ta ngjiste në Superiore atë, pasi Besëlidhja humbi në ndeshjen shtesë me Dinamon. Edhe këtë sezon Kulli e çoi ekipin deri në një sfidë shtesë, por këtë herë ndaj Tomorit lezhjanët ishin të pafat te goditjet e 11- metërshave. Ndërkohë, një pjesë e mirë e lojtarëve kanë bërë me dije se kanë dëshirë të vazhdojnë me këtë skuadër edhe për sezonin e ardhshëm, ndonëse në drejtim të tyre nuk kanë munguar ofertat nga shumë klube. Nga ana tjetër burime pranë drejtuesve bëjnë me dije se në merkato do të kërkohet një sulmues, pasi skuadra ka treguar edhe dobësi në finalizimin e aksioneve.
 
Back To Top