Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ëndrra e Besëlidhjes, të kapë direkt Superioren

Në një kohë që kampionati ka ulur siparin dhe lojtarët janë me pushime, drejtuesit e Besëlidhjes me në krye presidentin Gjok Noka po mendojnë për Besëlidhjen e sezonit të ri. Kjo, pasi këtë vit Kategoria e Parë është pasuruar me emra legjendarë të elitës së futbollit shqiptarë, siç janë Partizani i ardhur nga Kategoria e Dytë, Dinamo, Kamza dhe Pogradeci që ranë nga Superiorja, pa harruar këtu edhe Elbasanin, si dhe Lushnjën, ekipe këto pretendente të këtij sezoni. Ndaj drejtuesit e klubit lezhjan kërkojnë ndërtimin e një skuadre të fortë dhe kompetitive për të mos e diskutuar ngjitjen në Superiore, pse jo direkt. Ambicia shkon më tej për t’u shpallur kampionë, gjithnjë duke besuar në mosshpërbërjen e grupit aktual. Kjo, pasi është një kontingjent mjaft cilësor si teknikisht edhe fizikisht dhe më kryesorja me një moshë mesatare mjaft të re. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë kur të bëhet grumbullimi i skuadrës, ndërhyrja në merkato.
 
Back To Top