Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 29: Mamurrasi - Besëlidhja 1:0

Mamurrasi nuk ka falur në shtëpi ndaj Besëlidhjes duke arritur të marrë tri pikët. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar për të dyja skuadrat. Si Mamurrasi, ashtu edhe Besëlidhja kanë krijuar raste në portat respektive, por ato kanë qenë sporadike. Në pjesën e parë, pavarësisht rasteve, ka munguar goli. Ndërkohë, fraksioni i dytë i lojës është dominuar nga vendësit, të cilët u hodhën në sulm, në kërkim të golit të avantazhit. Mamurrsakët përqendrohen në gjysmëfushën e Besëlidhjes, por veterani i mbrojtjes Noka do ta mbajë të shtrënguar këtë repart deri në minutën 54. Pas disa rasteve të shumta do të dalë në dritë edhe goli i shumëpritur nga një aksion model, ku protagonist ka qenë kapiteni Hysa. Ky i fundit lëshon një top në hyrje të zonës dhe i gjendur aty Fuçia nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin e Besëlidhjes. Nga kundërshtari nuk jepen shenja force, por më shumë mendohet për mbrojtjen, duke mos pasur organizim. Trajneri i Mamurrasit, Besnik Malaj, tha: “Jam shumë i kënaqur me lojën e zhvilluar. Kjo është skuadra e Mamurrasit që meriton më shumë edhe nga përkujdesja e presidentit Ded Ndreca”. Ndërsa trajneri i Besëlidhjes, Ritvan Kulli, u shpreh: “Skuadra nuk ishte e plotë si pasojë e disa mungesave. Tani ne po mendojmë ndeshjen më të rëndësishme që do të luhet në ‘play-out’”.

Mamurrasi - Besëlidhja 1:0
Shënues: Fuçia 54′
Mamurrasi: Ago, Shima, Bega, Dema, Gecaj, Selaci, Hysa (Hasani 70′), Lleshaj (Cara 60′), Dhëmbi, Shushku (Kaziu 52′), Fuçia. Trajner: B.Malaj
Besëlidhja: Riner Danaj, Shuti, Gruda, Stojkoviç (Peqini 46′), Shytani, Dibra, Noka, Çutra, Beqiri, Dorçeviç (Miliç 64′), Ruben Danaj. Trajner: R.Kulli
Gjyqtarë: A.Beqiri, F.Mata, B.Mesi (Tiranë)
 
Back To Top