Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 30: Besëlidhja - Vlora 3:0 në tavolinë

Interesi për ndeshjen Besëlidhja - Vlora ka qenë shumë i ulët dhe për këtë ka patur disa arsye. Ndeshja do të luhej pa tifoz, ndërsa fati i Besëlidhjes ka qenë i përcaktuar. Por edhe fakti që vlonjatët nuk janë paraqitur ka bërë, që në Lezhë të mos kishte atmosferë futbolli. Aq më tepër që paraprakisht nuk ka patur asnjë njoftim publik për zhvillimin e këtij takimi, pasi nuk ishte e nevojshme. Ndërsa lezhjanët, gjatë javës janë përgatitur seriozisht, por jo për këtë ndeshje, që ishte thjeshtë formale, por thjeshtë për të testuar skuadrën, në prag të ndeshjes kualifikuese. Në orarin e caktuar, skuadra lezhjane ka zbritur në fushë dhe ka pritur 30 minuta, nën praninë edhe të policisë. Më pas ka qenë gjyqtari Beqiri dhe i deleguari Vasillaq Zëri, ata që i kanë dhënë fund “lojës” së zhvilluar në stadiumin Besëlidhja.
   
Back To Top