Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kërkesë për bashkim të tifozerisë në prag të ndeshjes së Play-Off

Me rastin e ndeshjes së Play-Off, që do të luhet me të shtunën me datë 19 Maj, në stadiumin "Qemal Stafa" në orën 16:30, i bëjmë thirrje të gjithë tifozëve lezhjan, të bashkohen me ne për të mbështetur ekipin e zemrën në shkallët e stadiumit. Kryetari i Bashkisë Lezhë, na ka vënë në dispozicion disa autobuzë falas, numri i të cilëve do të varet edhe nga numri i tifozëve që do të jenë prezent atë ditë. Kështu që i bëjmë thirrje edhe njëherë, të gjithë tifozëve që bashkohen me ne. Për më shumë informacione, vizitoni edhe faqen zyrtare në Facebook të tifogrupit "Dragojt e Veriut" facebook.com/ultrasbeselidhja. Ftoni sa më shumë miq në eventin e krijuar për ndeshjen Besëlidhja - Tomori.

Komunikatë
Ultras Besëlidhja - Dragojt e Veriut
        
Back To Top