Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kulli i lumtur, nuk ka asnjë mungesë për “play-off”-in

Te Besëlidhja vijojnë stërvitjet në kuadër të takimit përmbyllës të kampionatit kombëtar për Kategorinë e Parë, nga ku lezhjanëve u duhet edhe një takim shtesë për të provuar forcat për të kapur Superioren. Ndeshjen e fundit ajo do ta luajë në shtëpi ndaj Vlorës. E përbashkëta e këtyre dy skuadrave është se çdo lloj rezultati nuk ua ndryshon vendin. Duke parë pozicionet që mbajnë në renditje, kjo sfidë do të jetë si një miqësore ku lezhjanët do të testojnë veten për të përballuar me sukses ndeshjen e “play-off”-it që u duhet të luajnë, meqenëse nuk mundën të zënë njërin nga dy vendet e para për të kaluar direkt në Superiore. Pozitive për Besëlidhjen është se të gjithë futbollistët e organikës i ka në dispozicion, çka do të thotë se trajneri Ritvan Kulli ka mundësi që në ndeshjen me Vlorën të testojë dhe lojtarë cilësorë, të cilët fazën e dytë u detyruan të ulen në stol, pasi merkatoja dimërore solli në Lezhë shumë futbollistë cilësorë. I gjithë opinioni sportdashës këtu në Lezhë tani si temë dite kanë ndeshjen e “play-off”- it.
 
Back To Top