Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lezhjanët snobojnë, mendjen te ‘play off’-i

Besëlidhja vijon stërvitjet në prag të ndeshjes së fundit ku do të presë Vlorën. Në ndeshjen e fazës së parë Besëlidhja barazoi në transfertë me rrjeta të pa prekura. Ekipi lezhjanë tani vëmendjen e ka në “play off”, pasi nuk mundi që ta realizojë as dhe këtë sezon objektivin për ngjitje direkte në Superiore. Edhe më supersticiozët nuk munden që të parashikojn çiftet që do të ndeshen në “play off” pasi pesëshja e fundit e tabelës së Superiores, përjashto Dinamon është në një diferencë shumë të ngushtë. Në ndeshjen kundër bregdetarëve ekipi lezhjan ka mundësinë që të grumbullojë pjesën më të madhe të stolit. Duke u bazuar në faktin se kjo ndeshje nuk ndikon aspak në objektivin që ka patur Besëlidhja, për më tepër që ky takim luhet dhe pa praninë e tifozëve, futbollistët e skuadrës vendëse kan menduar më mirë që të heshtin, pra të mos japin deklarata. Tani të gjitha energjitë e Besëlidhjes jan përqëndruar te ndeshja shtesë e “play off”-it nga ku këtë sezon shpresat jan të mëdha. Edhe sezonin e kaluar Besëlidhja mbeti në kategorinë e parë pas humbjes që pësoi në ndeshjen shtesë.
   
Back To Top