Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Play-Off: Penalltitë janë fatale për Besëlidhjen. Tomori në Superligë

Beselidhja tentoi per te dytin vit radhazi qe te futet permes kesaj “dritareje” ne mesin e skuadrave me te mira te futbollit shqiptar, por nuk ia arriti dot, sepse gaboi me shume nga pika e penalltive, duke deshtuar serish, ashtu si sezonin e shkuar ndajDinamos, ne sfiden e luajtur ne Kavaje. Kesaj here te besuarit e Ridvan Kullit kishinperballe beratasit e Tomorit, te cilet ishin debutues ne Superiore, pasi u rikthyen aty pas vitesh te tera mungese. Nuk ia dolen dot te mbijetonin direkt, pa iu nenshtruar ketij provimi shtese, edhe pse grumbulluan 28 pike dhe zune vendin e dhjete ne klasifikim, por mbajten barazimin e bardhe ne fuqi tere lojes, edhe ne dy shtesat, dhe triumfuan nga pika e bardhe. Po ashtu, lezhjanet nuk i permbushen pritshmerite, per t’u ngjitur direkt ne Superiore, teksa e mbyllen kampionatin e kategorise se tyre ne vendin e peste, me 54 pike. Kesisoji, ballafaqimi mes tyre vulosi perfundimisht fatin e seciles pale, se cila do te luaje mes me te mireve edicionin e ardhshem. Do te jene beratasit mes me te mireve, me lojtare te eksperiences, te mesuar te luajne ne Superiore, ndersa Beselidhja me deshiren dhe vrullin e disa elementeve qe premtojne, iu afruan ndjeshem objektivit madhor, por ndoshta u mungoi edhe fati kesaj here.

Pjesa e pare ka nisur e kujdesshme per te dyja skuadrat, qe studiojne njera-tjetren, per te dale me tej ne manovrat perkatese. Tomori duket i orientuar te aplikoje kundersulmin, me dyshen Klodian Arbri-Bakiu, ndersa Beselidhja luan ne balle te gjere, ka iniciativen dhe krijon jo pak raste per gol. Sidomos pas minutes se 20-te, jane lezhjanet qe marrin ne dore frenat e sfides, duke ushtruar presion te konsiderueshem ne prapavijen beretase. Te besuarit e Gjokes vuajne shume te dalin nga gjysmefusha e vet ne fazen ofensive, sepse ndeshin ne nje barrikade mesfushoresh te kundershtarit, qe thyejne cdo tentative te rrezikshme drejt portes se tyre. Caushaj dhe Roshi nuk arrijne te shprehin cilesite qe posedojne ne repartin e mesit te fushes, per te ndertuar manovren ofensive te beratasve, nderkohe qe Beselidhja krijon mundesi te mira shenimi me Kacin dhe Milic. Gjithsesi, goli nuk del ne drite, ndersa dy skuadrat shkojne ne dhomat e zhveshjes per pushimin 15 minutesh ne barazpeshe te bardhe rezultative, por me nje epersi te dukshme te lezhjaneve, te cileve u ka munguar vetem goli ne 45 minutat e para te sfides.

Pjesa e dyte ka nisur pa ndryshime ne formacionet respektive. Gjoka dhe Kulli u besojne formacioneve te fillimit, nderkohe qe tashme beratasit jane dicka me te levizshem e kerkues, sidomos ne goditjet standarde, prej nga tentohet edhe goli. Minuta e 53-te eshte me e arta per Tomorin, teksa goleadori Bakiu gjendet ne pozite ideale per te shenuar ne porten e Xhikes, por gabon, duke cuar dem nje gol thuajse te sigurte. Kunderpergjigjet ne kahun tjeter Kaci, per lezhjanet, por eshte ne lartesine e duhur Llani, qe e mban rrjeten e tij te paprekur. Intervali kohor 55′-60′ sjell tri goditje denimi radhazi, ne pozicione te favorshme per beratasit, qe ekzekutohen nga mesfushori Roshi, megjithate mungon finalizimi i duhur, here duke e perplasur topin ne barrikaden lezhjane, nje here tjeter me Hyskon qe ben mbrojtesin e Beselidhjes, duke e derguar sferen shume larg portes se Xhikes. Tashme Tomori ka nje tjeter fytyre, sulmon me dendur dhe eshte me ngacmues ne gjysmefushen lezhjane. Trajneri Gjoka e ka nxjerre skuadren e tij nga pozitat difensive, ku e mbajti ne pjesen e pare, duke pare qe minutat po ikin dhe goli eshte ai qe vendos sfiden.

Presioni i madh i Tomorit i mban te gozhduar lezhjanet, qe detyrohen te perveshin menget e te perballojne sulmet e intensifikuara te beratasve. Minuta e 66-te sjell tension ne fushen e lojes, kur Shameti godet me koke Trajkovic, duke i perfshire te dyja skuadrat ne nje shtyrje fizike, por edhe nderprerjen e lojes, moment qe irriton pa mase edhe tifozerite, por kryesori Sino akordon vetem karton te verdhe per gjirokastritin e Tomorit. Minuta e 75-te sjell zevendesimin e pare per te dyja skuadrat. Ernest Gjoka nxjerr nga loja mesfushorin Roshi, ne hije ne kete ndeshje, duke e zevendesuar nga Gersi Arbri, nje lojtar me te dhena ofensive. Jane minuta te tensionuara disi, me nderhyrje te gabuara, ku serbet e Beselidhjes, me kembenguljen e tyre, arrijne ta barazpeshojne lojen dhe ta mbajne skuadren lezhjane ne sulm, cka ia lehteson disi ngarkesen mbrojtjes. Minutat kalone, por goli nuk duket gjekundi, keshtu qe trajneri Kulli ben levizjen e tij te pare ne formacion ne 87′, duke aktivizuar Ardian Beqirin per Dibren. Njeshi i stolit lezhjan nis te mendoje kesisoji per kohen shtese, sepse koha e rregullt nuk do te percaktoje dot skuadren qe do te jete ne Superiore sezonin e ardshshem. Kunderpergjigjet Gjoka, qe fut nje tjeter sulmues, Milen, duke sakrifikuar mesfushorin I.Caushaj. Beratasit kane nje shans ideal per te shenuar ne minuten e fundit shtese, te kater te tillave, te akorduara nga arbitri, por nuk e shtyjne dot sferen ne vijen fatale te portierit Xhika.

Gjate kohes qe dy skuadrat pushojne pak, per te nisur dy shtesat, dy here nga 15 minuta, presidenti i Beselidhjes, Gjok Noka, shkon te kryesori Sino duke i kerkuar llogari per mosnxjerrjen me te kuqe te Shametit, ne momentin kur goditi kundershtarin, cka sjell disi irritim, por nderhyrja e zyrtareve te ndeshjes qeteson gjithcka. Me shenjat e para te lodhjes fizike, lojtaret nisin kohen shtese, duke u shtrire ne mjaft raste ne fushe, per te fituar disi kohe. Vecanerisht lezhjanet duket se jane te kenaqur te shkojne me kete rezultat te penalltite, ku besojne edhe te fati, ndersa beratasit tentojne me pasim te gjate Arbrin dhe Bakiun, por te dy keta gjenden ne daren e mbrojtjes kundershtare. E cila vijon te tregohet teper e kujdesshme dhe e sakte. Ka vend edhe per Cutren, ne fundin e shteses se pare, qe ze vendin e Milic. Serbi ka shpenzuar shume, ndaj Kulli vendos te rifreskoje serish formacionin e vet.

Tomori arrin te shenoje, ne fakt, por duke shkaktuar me pare faull ndaj portierit mik, Xhika, keshtu qe kryesori Sino anullon gjithcka. Ka perpjekje te deshperuara te te dyja skuadrave me tej, por pa efikasitetin e nevojshem per te shenuar, nderkohe qe Shameti merr edhe kartonin e dyte te verdhe dhe te kuqin, pese minuta para se te gjuheshin penalltite. As koha shtese nuk i jep dot drejtim skuadres qe i perket Superiores, ndaj duhet edhe gjuajtja e penalltive per kete verdikt. Nga pika e bardhe tregohen me te sakte beratasit, qe realizojne tri nga pese penalltite e tyre, ndersa lezhjanet godasin tri here shtyllen, duke e derguar sferen vetem dy here ne rrjeten e Llanit. Kesisoji, Tomori mbetet ne Superiore, ndersa Beselidhja deshton per hre te dyte radhazi te ngjitet ne eliten e futbollit shqiptar. Pavaresisht se portieri Xhika ka pritur dy penalltite e para te Tomorit, ka shenuar edhe vete, nuk ka mjaftuar qe skuadra e Ridvan Kullit ta realizoje misionin e vet. Fati u ka buzeqeshur beratasve, qe kane kaluar ne delir, sepse do te vijojne te luajne serish ne Superiore.

TOMORI-BESELIDHJA  0-0 (3-2 pen)
Penalltite
Tomori                                      Beselidhja
Hodo -                                       Gruda -
Bakiu -                                       Kaci +
Hysko+                                     Pepa -
Gjyla +                                      Trajkovic -
K.Arbri +                                 Xhika +

TOMORI: Llani, Gjyla, Shameti, Carls (Isufi 111′ ), Hysko, Cela, Hodo, Roshi (G.Arbri 75′ ), I.Caushaj (Mile 92′), K.Arbri, Bakiu. Trajner: Ernest Gjoka


BESELIDHJA: Xhika, Peqini, Stojkovic, Danaj, Kepi (Gruda 118′), Pepaj, Trajkovic, Gjorgjevic, Dibra (A.Beqiri 87′), Milic (Cutra 100′) , Kaci. Trajner: Ridvan Kulli

Gjyqtare: E.Sino, R.Avdo, M.Dervishi
Kartone te verdhe: Carls, Shameti, Gjyla, G.Arbri / Milic, Stojkovic, Danaj
Karton i kuq: Shameti   
      
Back To Top