Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

S’e realizoi objektivin, Kulli dorëhiqet nga Besëlidhja

Duke filluar nga dita e sotme, Ritvan Kulli nuk do të jetë më trajner i Besëlidhjes. Një vendim të tillë e ka marrë vetë tekniku lezhjan, i cili e ka drejtuar ekipin e qytetit të tij gjatë këtij sezoni e madje ka arritur ta çojë atë në një ndeshje “play out”- i, që e humbi ndaj Tomorit. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Kulli është shprehur se ka dhënë dorëheqjen. “Nuk arrita ta realizoja objektivin final për ta ngjitur Besëlidhjen në Kategorinë Superiore, ndaj për këtë arsye i kam kërkuar presidentit Noka dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi”, – ka konfirmuar vetë Kulli për “Panorama Sport”. Edhe pse Besëlidhja ka bërë një kampionat mjaft të mirë dhe një ndeshje të bukur ndaj Tomorit në “play out”, lezhjanët kanë qenë të pafat nga pika e bardhë. Ata kanë gabuar, duke mos u ngjitur kështu në elitën e futbollit shqiptar. Me largimin e Kullit, drejtuesit duhet të mendojnë për zëvendësuesin e tij, duke qenë se Besëlidhja edhe sezonin e ardhshëm do të ketë si objektiv kryesor ngjitjen në Kategorinë Superiore. Ndërkohë, ende nuk dihet se cilët prej futbollistëve do të vazhdojnë të jenë pjesë e lezhjanëve, pasi për një pjesë të mirë të tyre, sidomos për portierin Dashamir Xhika, kanë ardhur një sërë ofertash nga klubet e Kategorisë Superiore.
 
Back To Top