Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja e sezonit tjetër, sytë nga të rinjtë

Ende vijojnë pushimet e futbollistëve të Besëlidhjes. Siç është bërë tashmë e ditur, grumbullimi i ekipit lezhjan do të bëhet në fillim të korrikut. Një lajm i mirë vjen nga klubi lezhjan, pasi me të vërtetë është kthyer vëmendja te moshat. Ekipet zinxhirë të Besëlidhjes janë të pozicionuara në Kategorinë e Parë, duke qenë se edhe ekipi i U-17- ës që ishte në Superiore, në përfundim të sezonit që u mbyll, ra në të Parën. Më 25 qershor do të bëhet zyrtarisht grumbullimi i moshave U-19 dhe U-17 për riorganizimin e tyre dhe vijimin e stërvitjes në kuadër të fazës parapërgatitore. Edhe ekipi bazë i klubit lezhjan do të kalojë në skanerin e riorganizimit që nga pankina dhe deri te lojtari më i fundit.
   
Back To Top