Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Gjeorgjeviç, drejt largimit: Do rinegocioj kontratën

Milan Gjeorgjeviç, mesfushori serb i skuadrës së Besëlidhjes, në një prononcim për “Panorama Sport” ka deklaruar se sezonin e ardhshëm mund të mos jetë më pjesë e skuadrës. Lojtari shprehet se në Lezhë ka gjetur një ambient mjaft të mirë, por ofertat në drejtim të tij nga klube të ndryshme jashtë Shqipërisë janë shumë të majme dhe ai do të kërkojë lejen nga presidenti Noka. “Te Besëlidhja kam gjetur një ekip që në të cilin ia vlen të luash, pasi ka në përbërje një grup shumë të mirë futbollistësh të talentuar. Besëlidhja, edhe pse nuk ja arriti qëllimit për t’u bërë pjesë e Superiores, përsëri mbetet pretendentja kryesore, për ta arritur këtë objektiv sezonin e ardhshëm. Personalisht do të kisha shumë dëshirë të luaja sërish në Lezhë, por ofertat nga klubet evropiane më tundojnë pasi kanë më shumë financa. Aktualisht kam oferta nga një ekip i Ligës së Dytë të Austrisë, identik i Kategorisë së Parë shqiptare, por edhe një ofertë që vlen më shumë në lidhje me fitimet e mia nga një ekip indonezian. Me klubin lezhjan kam një kontratë trevjeçare, por dëshiroj që të rinegocioj me presidencën për të ardhmen, pasi atje ku do të shkoj mund të fitoj më shumë”, – tha Gjeorgjeviç.
   
Back To Top