Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Grumbullimi në korrik, Besëlidhja synon Superioren

Futbollistët e Besëlidhjes janë duke vijuar me pushimet. Grumbullimi i tyre do të bëhet në fillim të muajit korrik dhe gjasat janë që të jetë po ai ekip që mbylli sezonin 2011-2012. Deri tani nuk është lakuar ndonjë emër për trajnerin, por kjo nuk përbën problem, pasi janë rreth tri javë pushime. Presidenca lezhjane, e kryesuar nga Gjok Noka, ka pasur si objektiv final ngjitjen në Superiore, gjë që sezonin e kaluar kjo nuk u arrit. Presidenca është e vendosur të investojë për forcimin e mëtejshëm të ekipit, në mënyrë që sezonin e ardhshëm Besëlidhja t’i bashkohet elitës së futbollit shqiptar. Ambicia shkon edhe më tej, të shpallet kampione e Kategorisë së Parë.
 
Back To Top