Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Noka i bindur: Besëlidhja do ta kapë Superioren

Besëlidhja është një ekip që ka qenë disa herë pjesë e elitës së futbollit shqiptar, por prej disa sezonesh është e detyruar të luajë në Kategorinë e Parë. Në këtë periudhë merkatoje kanë nisur konfirmimet e para te lezhjanët. Një prej tyre është edhe mbrojtësi Armando Noka. “Besëlidhja është ekipi ku unë kam nisur aventurën time si futbollist që me ekipet zinxhir dhe ku u riktheva përsëri për ta vijuar këtu atë. Edhe pse nuk mundëm që të kapnim Superioren, përsëri jemi pretendentët kryesorë për t’u ngjitur dhe jam i bindur se sezonin e ardhshëm do ta realizojmë objektivin tonë. Kjo nuk është një dëshirë, por bindja ime realiste e mbështes tek performanca sportive e Besëlidhjes. Unë do të vazhdoj të jem pjesë e skuadrës edhe sezonin e ri”.
 
Back To Top