Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Objektivat e Besëlidhjes, kampione e së Parës

Pjesa dërrmuese e lezhjanëve e kanë konfirmuar tashmë vijimin e kontratës me klubin e Besëlidhjes. Deri tani, zyrtarisht është larguar vetëm trajneri Ritvan Kulli, por ende nuk është ulur tjetër teknik në stol. Ndërkohë, është konfirmuar se grumbullimi i futbollistëve për stërvitjet e fazës parapërgatitore do të bëhet në fillim të korrikut, ndaj dhe deri në atë kohë mendohet se do të emërohet edhe trajneri i ri. Besëlidhja, e cila shkoi deri në “play-off” kampionatin që përfundoi, por në çastet e fundit nuk arriti të kalonte në Superiore pas gjuajtjeve nga pika e bardhë, synon që sezonin e ardhshëm të jetë kampionia e Kategorisë së Parë, duke mos e diskutuar në asnjë moment ngjitjen në Superiore. Kampionati i ardhshëm i Kategorisë së Parë për Besëlidhjen do të konsiderohet kampionati i Superiores, për vetë faktin e thjeshtë se janë plot tetë ekipe të cilat kanë luajtur më parë aty.
 
Back To Top