Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Pankina lezhjane bosh, drejtuesit pa asnjë emër

Kampin lezhjan e ka pushtuar qetësia. Futbollistët janë me pushime, ndërkohë që nuk ka asnjë të re rreth planeve për riorganizimin e ekipit. Pjesa dërmuese e lojtarëve e ka konfirmuar vijimin e kontratës me klubin, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga drejtuesit, çka ka sjellë konfuzion në radhët e komunitetit sportdashës në Lezhë. Edhe pse pankina lezhjane është bosh, pas dorëheqjes së Ritvan Kullit, deri tani nuk ka ndonjë kandidat për t’u ulur në të. Ndonëse kampionati i ardhshëm do tre muaj të startojë, ethet kanë përfshirë presidentët e klubeve, menaxherët, por edhe futbollistët. Në këtë vorbull, sigurisht është përfshirë edhe presidenca dhe zyrtarët e Besëlidhjes. Një gjë është e sigurt, që Besëlidhja nuk heq dorë nga objektivi për t’u ngjitur në Superiore.
   
Back To Top