Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Përbuz ofertat, Beqiri i rri besnik Besëlidhjes

Që nga përfundimi i kampionatit, zyrtarisht nuk ka ende asnjë ndryshim nga organika e Besëlidhjes. Edhe pse pushimeve po u vjen fundi dhe futbollistët, sipas prononcimit të tyre, mezi po e presin ftesën zyrtare për t’u grumbulluar e për të vijuar fazën përgatitore, asgjë nuk po lëviz. Një nga lojtarët që po i qëndrojnë besnik klubit lezhjan është edhe Ardian Beqiri i ardhur fazën e dytë nga Kamza. “Me Besëlidhjen kam një kontratë të rregullt, të cilën dua ta vijoj edhe sezonin e ardhshëm, pasi aty kam gjetur një ambient tek i cili ia vlen të luash. Besëlidhja është një skuadër që e meritonte Superioren, po ja që nuk ia dolëm. Megjithatë edhe sezonin e ardhshëm do të jemi pretendentët kryesorë. Në adresën time nuk kanë munguar ofertat, por dëshira është që të vazhdoj të luaj për Besëlidhjen”, – nënvizon Beqiri.
 
Back To Top