Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Presidenca Noka në dilemë, trajneri bëhet çështje

Futbollistët e Besëlidhjes vijojnë pushimet. Sipas prononcimeve të disa prej titullarëve të ekipit lezhjan, edhe sezonin e ardhshëm do të jetë i njëjti kontingjent që mbylli kampionatin. Deri në javët e fundit të sezonit, lezhjanët ishin optimistë se do të ngjiteshin në Superiore, por rrjedha e rezultateve ndryshoi në disfavor të tyre, por pa dalë nga zona e “play-off”-it. Deri tani, zyrtarisht është larguar nga drejtimi i ekipit trajneri Ritvan Kulli, i cili menjëherë pas humbjes me Tomorin dha dorëheqjen e parevokueshme. Deri tani, në ambientet e klubit lezhjan nuk ka qarkulluar ndonjë emër konkret, për t’u ulur në pankinën bosh të Besëlidhjes dhe drejtuesit ende janë duke shqyrtuar me imtësi çdo mundësi për teknikun e ri. Pritet që brenda qershorit të mësohet edhe emri i trajnerit që do të drejtojë Besëlidhjen sezonin e ardhshëm. Për sa i përket merkatos së lojtarëve, ende nuk ka asnjë lojtar të piketuar.
 
Back To Top