Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Serbi Miliç, largimi i parë për lezhjanët

Sulmuesi 23-vjeçar i skuadrës së Besëlidhjes, Aleksandër Miliç, sipas të gjitha gjasave sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e këtij ekipi. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Miliç shprehet: “Për Besëlidhjen kam luajtur që në fillimin e sezonit 2011- 2012 dhe jam i kënaqur me trajtimin që më kanë bërë drejtuesit e klubit, si dhe trajneri. Për të ardhmen time më duhet të them se kam shumë oferta nga ekipet e Superiores, megjithatë nuk besoj se do të pranoj ndonjërën prej tyre, pasi Besëlidhjen nuk e ndërroj me asnjë skuadër. Më shumë më tundojnë ofertat me leverdi që kam nga kampionati i Serbisë, konkretisht dy oferta, nga ekipi i Vojvodinës “Vojvodina” dhe “OFK” i Beogradit. Ditët e fundit kam një ofertë mjaft të mirë nga një ekip i Ligës së Parë të Republikës Çeke, ndaj dhe po e studioj me kujdes. Me shumë mundësi do të firmos për këtë ekip, por më përpara dëshiroj që të flas me presidencën lezhjane dhe, për t’u mirëkuptuar se cila është më e mira për mua dhe për Besëlidhjen.
 
Back To Top