Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Dy grupmosha, themelohet akademia te Besëlidhja

Nën kujdesin e drejtpërdrejtë të drejtorit teknik të klubit Besëlidhja, Pjetër Lesi, dhe miratimin nga ana e drejtuesve të pushtetit vendor dhe drejtuesve të klubit, këto ditë është themeluar akademia e futbollit Besëlidhja. Kjo akademi ka në përbërje të saj dy grupmosha. Njëra, ku futen moshat e vogla deri 12 vjeç, ndërsa tjetra nga mosha 12 deri kur këta bëhen pjesë e U-17-ës. Të parët drejtohen nga trajneri i ri Akilio Lesi, ndërsa të dytët nga Skënder Abdyli, ish-trajner i U-19-ës. Ndërkaq ekipet e moshave U-17 dhe U-19 i janë nënshtruar një riorganizimi total, ku trajner i U- 19-ës është Alket Kruja. Tek U-17 është rikonfirmuar Olsi Gjurashi. Të gjithë fëmijët që janë bërë pjesë e akademisë, i janë nënshtruar një testi tepër të kualifikuar teknik dhe fizik nën mbikëqyrjen e rreptë të specialistëve të futbollit, si dhe të mjekut të klubit. Të gjithë trajnerët pa përjashtim, janë të pajisur me licencat përkatëse. Akademia e futbollit Besëlidhja, përfshi edhe ekipet tradicionale zinxhir U-17 dhe U- 19, kanë në përbërje një numër të konsiderueshëm fëmijësh. Grumbullimi i një mase të konsiderueshme të tyre është tepër i rëndësishëm.
 
Back To Top