Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Klubi garanton: S’do ketë më largime nga Besëlidhja

Besëlidhja vazhdon normalisht përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Trajneri Sokol Meta ka ardhur në krye të pankinës me objektiv të qartë: ta ngjitë skuadrën në Superiore. Shumicën e futbollistëve që e çuan Besëlidhjen deri në ndeshjen e “play-off”-it, i ka në dispozicion. Pozitive është se pjesa më e madhe e këtyre lojtarëve dhe në veçanti e titullarëve, të paktën dhe për këtë sezon, kanë kontratë të rregullt me klubin lezhjan. Që në ditët e para të grumbullimit futbollistët po shpalosin një performancë të kënaqshme sportive, kjo e konkretizuar në ndeshjen e kontrollit që u zhvillua të enjten në aneksin e stadiumit “Besëlidhja”. Edhe futbollistët në bisedat e tyre të lira janë optimistë për objektivin që i kanë vënë vetes. Gjatë merkatos së verës, te Besëlidhja priten vetëm blerje cilësore për të përforcuar pikat e dobëta, aty ku ekipi çaloi sezonin e kaluar. Ndërsa, për sa u përket largimeve, deri tani janë vetëm dy, Aleksandër Miliç te Luftëtari dhe Florian Peqini te Laçi.  
Back To Top