Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Në Lezhë nisin punën me… stadiumin

Puna te Besëlidhja, ndryshe nga të gjitha skuadrat e tjera, ka nisur në radhë të parë me ambientet e stadiumit. Punëtorët e fushës, përveç mirëmbajtjes së saj, kanë nisur nga puna edhe për meremetimin e ambienteve të brendshme të stadiumit, në mënyrë që ato të jenë gati për startin e Kategorisë së Parë. Ndërsa drejtuesit lezhjanë ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë trajneri, i cili do të drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm pas dorëheqjes së Ritvan Kullit. Lojtarët e sezonit të shkuar kanë konfirmuar qëndrimin e tyre në radhët e Besëlidhjes, por më parë priten edhe disa përforcime. Gjatë verës skuadra do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.
 
Back To Top