Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Presidenca, tani mendon për… ambientet e stadiumit

Tani që ka mbetur më pak se një javë nga data zyrtare e grumbullimit të Besëlidhjes, drejtuesit e klubit po i japin dorën e fundit sistemimit të ambienteve. Ndërsa ana organizative e ekipit pritet të zbardhet ditët në vijim, kur edhe do të bëhet prezantimi i teknikut të ri për të vijuar stërvitjen. Faza përgatitore do të jetë intensive. Do të zhvillohen ndeshje miqësore, sidomos me ekipet e Superiores, pasi ato do të jenë testi standard që do të kalojnë të gjithë futbollistët, të cilët mendohet se do të përbëjnë ekipin e sezonit të ardhshëm, që starton më 1 shtator. Bërthama e ekipit, titullarët që mbyllën sezonin e kaluar, edhe për këtë sezon do të jenë në dispozicion të Besëlidhjes, përjashto sulmuesin Aleksandër Miliç që tashmë është bërë pjesë e Luftëtarit. Impenjimi i presidencës lezhjane edhe për këtë vit futbollistik do të jetë maksimal, pasi nuk heqin dorë nga objektivi i ngjitjes në Superiore.
   
Back To Top