Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Serbët, mbijeton vetëm Stojkoviç te Besëlidhja

Pushimeve të futbollistëve lezhjanë po u vjen fundi. Siç dihet, sezonin e kaluar me ekipin lezhjan kanë luajtur katër futbollistë të huaj, të cilët vinin të gjithë nga Serbia. Dy nga këta, mesfushori Vojislav Trajkoviç dhe sulmuesi Aleksandër Miliç, janë bërë pjesë e Besëlidhjes që në fillim të sezonit të kaluar, ndërsa mesfushori Milan Gjorgjeviç iu bashkëngjit ekipit fazën e dytë, duke zëvendësuar bashkëkombësin tjetër Mario Gavriloviç. Pa dyshim, më i spikaturi ka qenë qendërmbrojtësi Aleksandër Stojkoviç, i cili ka dy sezone që ka veshur fanellën e Besëlidhjes dhe ka konfirmuar vijimin e kontratës edhe sezonin e ardhshëm. Ndërsa tre të tjerët kanë deklaruar se do të largohen.
 
Back To Top