Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Shpërbëhet kolonia serbe, ikin tre futbollistë

Edhe pse nuk ka nisur ende faza përgatitore për Besëlidhjen, merkatoja ka hyrë në fazën e nxehtë. Ekipi pritet të grumbullohet së shpejti, ndërkohë që janë zyrtarizuar dhe largimet e para. Siç është bërë e ditur, nga ekipi është larguar sulmuesi kryesor Aleksandër Miliç që ka nënshkruar për Luftëtarin. Edhe dy serbët e tjerë, Trajkoviç dhe Gjorgjeviç, ka gjasa që të mos jenë pjesë e Besëlidhjes për sezonin në vijim. Ekipi lezhjan do të vazhdojë të ketë si objektiv edhe këtë sezon ngjitjen në Superiore. Enigmat, objektivat dhe zbardhja e merkatos do të zbulohen në ditët në vijim, pasi edhe data zyrtare e grumbullimit po afron.
 
Back To Top