Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Trajkoviç, i pavendosur për të ardhmen lezhjane

Mesfushori Vojislav Trajkoviç është i pavendosur për të ardhmen. Këtë pavendosmëri e ndan mes ekipeve të Serbisë dhe Maltës, çka do të thotë se është drejt largimit përfundimtar nga Besëlidhja. “Me lezhjanët kam luajtur që në ndeshjen e parë e deri në përfundim të të gjithë kampionatit. Deri në javët e fundit kemi qenë optimistë për ngjitjen në Superiore. Mirëpo, tri-katër javët e fundit, pikërisht atëherë kur konkurrenca kishte arritur kulmin, nuk mundëm të shkonim më larg se vendi i pestë, që na çoi në ‘play-off’, e deri te gjuajtjet e penalltive, por nuk patëm fat. Kam shumë oferta nga klube shqiptare dhe për më tepër edhe nga Superiorja, por më shumë më kanë tunduar ato malteze dhe serbe. Gjasat janë që të nënshkruaj me ekipet e kampionatit maltez”.
   
Back To Top