Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Vrapime me ekipin, Meta i bën lezhjanët për vete

Vijojnë intensivisht stërvitjet e Besëlidhjes në kuadër të fazës përgatitore për të qenë të gatshëm në fillim të shtatorit në sfidat zyrtare. Grupi me të cilin ekipi lezhjan mbylli sezonin, ka rinisur stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Sokol Meta. Ekipi në këtë fazë ka grumbulluar shumë futbollistë, ku bien në sy edhe lezhjanë të dalë nga ekipet zinxhir. Këto ditë është grumbulluar edhe lezhjani Gega, i cili para disa kohësh ka qenë një futbollist i spikatur i Besëlidhjes. Dje, për herë të parë pas grumbullimit, trajneri organizoi një ndeshje kontrolli për të pasur një vizion të qartë se ku duhet synuar më tepër për ta përforcuar skuadrën. Deri tani, theksin e stërvitjes, Meta e ka përqendruar te përgatitja fiziko-atletike, pasi ka gati dy muaj që futbollistët kanë qenë pushim. Bie në sy fakti që trajneri është shumë aktiv në seancat stërvitore, aq sa nuk i ndahet ekipit duke vrapuar së bashku me ta.
   
Back To Top