Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lezhjanët, transfertat janë kthyer në makth

Në kampin lezhjan të gjithë janë të përgatitur për të marrë maksimumin në ndeshjen e parë të kampionatit në transfertë ndaj Lushnjës. Fakti që sfida do të jetë pa tifozë është një plus më shumë për ekipin e drejtuar nga Sokol Meta. Optimizmi në radhët e skuadrës është i madh pasi futbollistët, si në ndeshjet miqësore, ashtu edhe në ndeshjet brenda grupit kanë dhënë maksimumin e tyre. Të gjithë lojtarët kërkojnë që ta nisin me fitore, sidomos në transfertë. Lushnja është një skuadër e mirëorganizuar, ndaj lezhjanët janë të bindur se gjithçka do të shkojë në favor të tyre dhe ngjitja në Superiore këtë sezon do të jetë një objektiv i arritshëm.
   
Back To Top