Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Një vit më parë mori pikë, tani Besëlidhja do fitore me Lushnjën

Lezhjanët nuk i tremben transfertës së parë me skuadrën e Banos. Golashënuesi Ziri karikon skuadrën për fitore Një nga blerjet e bujshme që ka realizuar presidenti i skuadrës së Besëlidhjes, Gjokë Noka, është edhe mesfushori me tipare sulmuese nga Fushë-Kruja, Endri Ziri. Ai është një njohje e vjetër për Besëlidhjen dhe tifozët lezhjanë pasi ka luajtur me sukses edhe disa vite më parë. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Ziri ka pohuar: “Jam shumë i kënaqur që jam rikthyer te Besëlidhja, pasi kam gjetur një skuadër që synon Superioren. Presidenti Noka i qëndron afër ekipit, ndërsa trajneri Meta vazhdimisht na karikon ne lojtarët që të japim maksimumin edhe në stërvitje. Kemi kohë që kemi filluar të mendojmë për sfidën e parë me Lushnjën.

Një takim i vështirë, me një rival të drejtpërdrejtë, por ne do të shkojmë për të fituar. Të tilla ndeshje tregojnë edhe forcën reale që ke si skuadër”, pohoi Ziri. Përgatitjet- Sot, Besëlidhja fillon përgatitjet për transfertën me Lushnjën. Besëlidhja, si një ndër skuadrat kryesore që synon Superioren, duhet të ketë një ekip që të bindë qysh në ndeshjen e parë. Kalendari i ka rezervuar një supersfidë, në transfertë, që në hapje të sezonit. Fitorja në Lushnje është dhe përcaktuese për kryesuesen e gjithë kampionatit të së Parës. Po t’i kthehemi historikut të sezonit të kaluar, Besëlidhja të gjitha ndeshjet i ka fituar në shtëpi, përveç asaj me Kukësin, që e humbi me rezultatin 3-4.
   
Back To Top