Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Sot miqësore me Ilirinë, Besëlidhja në provë

Besëlidhja sot do të zhvillojë miqësoren e parë të kësaj faze përgatitore. Lezhjanët do të luajnë në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë. Pas dy javëve grumbullim dhe stërvitjeje intensive dhe pas dy ndeshjeve kontrolli brenda familjes, drejtuesit e Besëlidhjes në bashkëpunim me ata të Ilirisë kanë rënë dakord që sot në orën 18:00 të luajnë një sfidë miqësore. Duke marrë shkas nga rezultatet e dobëta në transfertë që u panë sezonin e kaluar, stafi teknik ka vendosur që të luajnë jashtë. Në këtë takim do të shohin formën që ka çdo futbollist. Sipas presidentit Noka, kjo ndeshje do të jetë testi i parë dhe vendimtar për futbollistët që sot janë pjesë e Besëlidhjes, apo që duan të bëhen pjesë e saj.

“Shkojmë në Fushë-Krujë që të luajmë ndeshjen e parë miqësore për fazën përgatitore dhe, pasi të zhvillohet sfida, së bashku me stafin teknik do të bëjmë një analizë të gjatë dhe komplekse, gjatë të cilës do të diskutojmë të metat dhe pikat e dobëta të ekipit, në mënyrë që të kemi një vizion të qartë për organizimin përfundimtar. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme, pasi kjo do të na vlejë që mbi bazën e këtij testi të përpunojmë edhe strategjinë për kampionatin e ri”, – shprehet presidenti Noka. Që pas ndeshjes së dytë të kontrollit që u zhvillua të mërkurën e kaluar në stadiumin “Besëlidhja”, ku ekipi i parë fitoi bindshëm kundrejt rezervave 5-0, trajneri Sokol Meta e ka intensifikuar stërvitjen.
 
Back To Top