Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Xhika, një portier goleador: Për Besëlidhjen lashë dhe Superioren

Ish-“gardiani” i kuq pret 11-metërsha, por dhe shënon nga pika e bardhë: “Ky do të jetë sezoni im i tretë, këtu jam si në shtëpi. Idhulli im është Orges Shehi, i cili më ka zbuluar te Partizani” Për të ditur pak më tepër për gjendjen e Besëlidhjes, i morëm një prononcim portierit, Dashamir Xhika, i cili në sezonin që po fillon është i treti dhe në dy të mëparshmit ka qenë heroi i lezhjanëve, pasi është mjeshtër i penalltive, në pritje dhe gjuajtje.

Karriera - Futbollin e ka nisur që në moshën 7-vjeçare me Partizanin, derisa arriti në skuadrën e parë. Gjatë sezonit që u mbyll, Xhika ka qenë i suksesshëm, ka pësuar 9 gola gjatë gjithë sezonit, 8 nga të cilët në transfertë. Por, ka shënuar gjithsej 4 gola me 11-m, po ashtu, po kaq, pra katër 11-m i ka pritur, përfshi dhe dy në finalen e “play-off”-it në “Qemal Stafa” ndaj Tomorit. “Me Besëlidhjen e ndjej veten jashtëzakonisht mirë, jam si në shtëpinë time. Kam krijuar raporte mjaft të mira si me kolegët e mi, ashtu edhe me stafin e klubit dhe në veçanti me presidentin Noka. Besëlidhja ka traditë dhe është akoma më e fortë se një vit më parë. Bindjen time e mbështes te puna e palodhur e profesor Sokol Metës”.

Idhulli - Përsa i përket idhujve të portës, nga ata të huajt dhe shqiptarë, ai shprehet: “Nga portierët shqiptarë idhulli im është Orgest Shehi, pasi ky ka qenë ai që ka zbuluar talentin tim si portier kur ishim tek Partizani. Ndërsa nga të huajt, për mua mbetet italiani Bufon”.

Ofertat -“Kam pasur shumë oferta nga ekipe me emër të Superiores, madje dhe shumë të leverdisshme, por sa të jetë Gjok Noka president i Besëlidhjes, nuk lëviz”, përfundoi portieri, Dashamir Xhika.
   
Back To Top