Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja i hap rrugë Kukësit, kupa s’është për të!

Takimi ka nisur i qetë. Në minutat e para, janë vendësit ata që shohin më shumë drejt portës kuksiane. Në minutën e 3-të, Malasi nga e djathta e sulmit lezhjan ndërmerr një aksion të shpejtë, kroson në drejtim të zonës, por nuk ndiqet siç duhet nga shokët e tij. Në të 8-ën, janë kuksianët që rrezikojnë me anë të Alikajt, por topi i goditur prej tij përplaset në shtyllë. Pas këtij rasti ideal, ritmi i lojës bie nga të dyja kampet për disa minuta. Megjithatë, në të 18-ën është Alikaj që hyn bukur në zonën lezhjane dhe shënon, 0-1. Tetë minuta më pas është Malasi që barazon shifrat, 1-1 dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. 45 minutat e dyta nisin me epërsinë e miqve. Megjithatë, në të 53-ën janë vendësit që shënojnë me anë të Lekajt. Por, festa nuk zgjat shumë pasi nis furia kuksiane. Fillimisht, në të 62-ën është Alikaj që realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Tre minuta më pas, është sërish mesfushori i Kukësit që realizon golin e tretë. Besëlidhja është e pafuqishme dhe në fushë nuk bën asgjë. Në minutën e 67-të është Progni që vulos shifrat duke shënuar golin e katërt.

Besëlidhja - Kukësi 2:4 
Golat: Malasi 26’, Lekaj 53’/ Alikaj 18’, 62’(p), 65’, Progni 67’
Besëlidhja: Xhika, Shytani, Shyti, K.Dibra (Nikolli 46’), Kepi, Gruda, Pepaj, Beqiri (Haxhia 65’), Malasi (Lleshi 46’), Çutra, Lekaj. Trajner: L.Zenuni.
Kukësi: Koçi, Lila, Prençi, Malakarne, Grami, Hoxha (Lala 46’), Alikaj, Musolli, Jevdjeviç, Mziu (Progni 46’), Mala (Allmuça 70’). Trajner: A.Cungu.
Gjyqtarë: E.Llapra, E.Pulaj, E.Rrapi (Vlorë)
Kartonë të verdhë: Kepi, Mala
 
Back To Top