Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, kthesa lezhjane pritet ndaj Pogradecit

Humbja në transfertë ndaj Lushnjës në startin e kampionatit nuk ka lënë një shije të mirë në kampin lezhjan. Presidenca së bashku me stafin teknik janë duke punuar ngushtë, në mënyrë që në takimin e radhës në shtëpi ndaj Pogradecit të kërkohet me çdo kusht fitorja. “Edhe këtë sezon Besëlidhja me të drejtë ka si objektiv ngjitjen në Superiore, pasi ka në përbërje një grup futbollistësh mjaft të mirë dhe në krye një trajner punëtor siç është Sokol Meta. Humbja në Lushnje na zhgënjeu, pasi e pësuam për një gabim fare amatoresk, megjithatë tashmë nuk mund të bëjmë gjë, por duhet të mos gabojmë në të ardhmen”, – është shprehur mbrojtësi Florian Peqini, i cili për të tretin sezon rresht është pjesë e lezhjanëve. Më pas Peqini flet edhe për takimin ndaj Pogradecit. “Të gjithë janë të motivuar dhe po punohet intensivisht në seancat stërvitore për të evituar gabimet që u vërejtën në Lushnjë, por edhe gjatë javës në seancat stërvitore. Ekipi po karikohet me energjinë e nevojshme, si fizike dhe teknike, për ta çliruar atë në fundjavë ndaj Pogradecit e për të marrë kështu fitoren e parë për këtë sezon dhe të parën në shtëpi”, – ka përfunduar futbollisti.
   
Back To Top