Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja me disa mungesa të rëndësishme ndaj Butrintit

Ekipi ka udhëtuar sot në drejtim të Sarandës, për të qenë të shtunën në përballjen e javës së pestë, kundër vendasve të Butrintit. Kjo do të jetë edhe sfida e parë për ne me trajnerin Ledion Zenuni në pankinë. Ky i fundit do të ketë detyrën e vështirë të vendosë për formacionin, për shkak të mungesave të shumta në mbrojtje, Florian Peqini për shkak kartonësh dhe Sadush Danaj për një tërheqje muskulare por që mund edhe të rekuperojë për ndeshjen e nesërme. Por përveç mbrojtjes, problemi më i madh mund të jetë në sulm mund të mos jetë i gatshëm as sulmuesi Arenc Dibra. Pavarësisht mungesave, objektivi kryesor i skuadrës do të jetë si gjithmonë fitorja, pasi me superligën si objektiv kryesorë nuk mund të lihen më pikë rrugës.
 
Back To Top