Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja pret nesër në shtëpi Mamurrasin

Në stadiumin “Besëlidhja”, lezhjanët zhvilluan dje ndeshjen e kontrollit brenda grupit, në kuadër të përgatitjeve për javën e katërt të kampionatit. Të shtunën, lezhjanët presin në shtëpi Mamurrasin, ndërkohë që fundjavën e kaluar barazuan 0-0 me Adën. Të gjithë futbollistët janë optimistë për formën e skuadrës dhe besojnë se fitorja nuk do të diskutohet. Ardit Beqiri që luan në rolin e mesfushorit dhe është bërë pjesë e Besëlidhjes fazën e dytë të sezonit të kaluar, ka eksperiencë, pasi ka ardhur në Lezhë nga skuadra të Superiores. “Pranova ofertën e lezhjanëve dhe jam i qartë për sfidat dhe objektivat e tyre, ndaj dhe nuk refuzova. Ardhja tek Besëlidhja nuk është luks, por impenjim dhe përgjegjësi, pasi është një ekip që ka tradita dhe e meriton të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Tani po shohim përpara dhe po mendojmë për sfidën që kemi brenda me Mamurrasin në fundjavë”, përfundon prononcimin e tij Beqiri.
 
Back To Top