Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Çdo gjë gati për transfertën e rradhës në Velipojë

Lezhjanët kanë zhvilluar të mërkurën një takim kontrolli, në të cilin stafi teknik ka parë nga afër edhe gjendjen e grupit në prag të javës së tretë të kampionatit. Transferta ndaj Adës parashikohet e vështirë, pasi velipojakët ende nuk kanë marrë asnjë pikë në kampionat, por edhe në shtëpinë e tyre, pasi kanë humbur në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Partizanit. Ndërkohë lezhjanët nga ana e tyre janë të përgatitur për të dhënë maksimumin dhe për të marrë fitore, në mënyrë që të vazhdojnë rrugën e tyre drejt realizimit të objektivit sezonal.
 
Back To Top