Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 2: Besëlidhja - Pogradeci 3:1. Një fitore familjare!


Besëlidhja priti në shtëpi Pogradecin, për të luajtur me të sfidën e radhës, në kuadër të javës së dytë të kampionatit. Vendësit dhe miqtë vinin në këtë përballje pas humbjeve që kishin pësuar në javën e parë, që të dyja në transfertë: Besëlidhja kishte humbur ndaj Lushnjës 1-0 dhe Pogradeci ndaj Ilirisë 3-1. Liqenorët mendojnë për një kampionat me vijueshmëri pozitive, edhe pse nuk arritën të shkëpusin një pikë nga takimi me Ilirinë. Ata ishin të bindur se në ndeshjen e radhës me Besëlidhjen në transfertë me siguri që do të ishin krejt ndryshe. Favorizuese për ta ishte zhvillimi i sfidës pa tifozë. Në këtë mënyrë futbollistët liqenorë ishin më të qetë, duke i bërë ballë furisë së sulmeve lezhjane. Nëse u ndëshkuan me gol në minutën e 56-të, pogradecarët arritën të barazojnë shifrat shumë shpejt, brenda katër minutave. Nëse për lezhjanët konkudoi A.Dibra, për miqtë ka shënuar “flakë për flakë” kapiteni Cerepi. Por nuk mbaron këtu historia e kësaj sfide, sepse vëllai i golashënuesit të parë të vendësve, Klejdi Dibra, do të kompletonte fitoren e “familjes”, duke i dhënë tri pikët e para Besëlidhjes. Pavarësisht se u mundua shumë dhe tregoi përmirësim në lojën e tij, Pogradeci vijon ta mbajë në kuotën zero kolonën e pikëve në këtë kampionat.

Besëlidhja - Pogradeci 3:1
Shënues: A.Dibra 56′, K.Dibra 76′, Kepi 88′/ Çerepi 59′
Besëlidhja: Xhika, Kepi, K.Dibra, Peqini, Shytani, Beqiri, Pepaj, A.Dibra, Danaj (Çutra 70′), Lekaj (Gruda 46′), Figuri (Malasi 46′). Trajner: S.Meta
Pogradeci: Miraka, Pere, Bufasi, Çerepi, Pura, Zguro (Çela 70′), Jahaj (Çekiç 61′), Shyti, Pengu, Hysenllari, Mullaj (Laçka 82′). Trajner: A.Abazaj
       
Back To Top