Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Meta: Arbitrat i kam miq, por më… zhgënjyen

Besëlidhja, nën drejtimin e dyshes Meta-Zenuni, dje ka vijuar stërvitjen në kuadër të javës së dytë të kampionatit. Nën drejtimin e presidentit Noka u zhvillua analiza e zakonshme pas humbjes në Lushnjë. Trajneri Sokol Meta, në prononcimin e tij në lidhje me takimin e së shtunës, shprehet: “Edhe pse humbëm në Lushnjë, ekipi u paraqit mjaft mirë, dominuam në pjesën më të madhe të lojës, teknikisht po ashtu dhe taktikisht. Futbolli është tepër kapriçoz: e pëson atëherë kur nuk e pret. U ndëshkuam në një moment, kur nuk mund të thuash se ishte një rast i pastër goli, por nga pakujdesia amatoreske e mbrojtjes e pësuam. Unë kam shumë rezerva për gjyqtarin, të gjithë i kam miq dhe shokë, por gjykimi duhet të paktën ta justifikojë lojën, gjërat nuk shkojnë ‘vaj’, por edhe gabime të tilla janë të patolerueshme”.
 
Back To Top