Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Meta: Besëlidhja ime s’ka alibi ndaj Pogradecit

Besëlidhja pret sot në shtëpi Pogradecin për të luajtur sfidën e radhës, në kuadër të javës së dytë të kampionatit. Vendësit dhe miqtë vijnë në këtë përballje, pas humbjeve që kanë pësuar në javën e parë, që të dyja në transfertë, Besëlidhja ka humbur ndaj Lushnjës 1-0 dhe Pogradeci ndaj Ilirisë 3-1. Trajneri Sokol Meta, flet në lidhje me takimin e sotëm dhe tregon rëndësinë që ka kjo sfidë. “Presim Pogradecin, një ekip që vjen nga Superiorja. E kemi vlerësuar në maksimum, pavarësisht humbjes së thellë që pësoi javën e parë. Pogradeci është një ekip që luan futboll dhe di ta kërkojë golin, ndaj dhe ne duhet të jemi të përgatitur nga ana teknike, fizike dhe taktike, por edhe nga ajo psikologjike, pasi çdo hutim mund të na kushtojë shtrenjtë. Pjesën dërrmuese të futbollistëve i kam në dispozicion, ndaj dhe kam përgjegjësinë e rreshtimit në fushë të një formacioni anti-Pogradec, dominues dhe për rrjedhojë fitimtar. Jam i kënaqur nga rendimenti që kanë pasur futbollistët në seancat stërvitore, si në ndeshjen e kontrollit. Të mërkurën zhvilluam ndeshjen e kontrollit, ku ekipi shpalosi një performancë të kënaqshme, gjë e cila më bind të paktën mua si trajner. Por, ky realitet jam i bindur se do të jetë edhe në sfidën ndaj Pogradecit. Gjatë të gjithë javës i kam ndjekur dhe studiuar me vëmendje të madhe futbollistët. Nuk ka vend për gabime në këtë sfidë”
   
Back To Top