Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Presidenti prezanton trajnerin e ri dhe vendos masat

Besëlidhja zhvilloi dje analizën e zakonshme pas çdo ndeshje. Ndryshe nga të tjerat, kjo analizë konkludoi me disa masa ekstreme, të cilat tashmë janë bërë publike. Nën drejtimin e presidentit Gjok Noka, futbolistët u njohën zyrtarisht me masat e marra nga vetë ai dhe për masat që duhen marrë për përmirësimin e lojës në mënyrë që objektivi i vënë unanimisht të arrihet patjetër këtë sezon, e cila është ngjitja në Superligë. Ky ishte dhe vendimi afatgjatë i presidentit. Pas analizës, presidenti Gjok Noka prezantoi zv/trajnerin, Ledion Zenuni, si pasardhës të Sokol Metës. Të mërkurën Besëlidhja pret në stadiumin e saj, Kukësin e Superligës, për të luajtur ndeshjen e parë në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Shqipërisë. Gjatë analizës u analizua gjatë për ndeshjen e kupës, pasi lezhjanët synojnë që të shkojnë sa më lart që të jetë e mundur.

Masat e marra nga presidenti të Besëlidhjes janë këto:
1. Largimi i Trainerit Sokol Meta, ky i fundit e pranoj menjëherë dhe të parevokueshëme largimin e tij nga pankina lezhjane, në të cilën qe ulur zyrtarisht që me 16 korrik të këtij viti, kohë kur është grumbulluar Besëlidhja për fazën përgatitore.

2. Ngrirja e pagesave. Lojtarët e Besëlidhjes duhet të arrijnë Superligën, pasi është rruga e vetme për të marrë pagat nga presidenti.
 
Back To Top