Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja bind në ndeshjen e kontrollit, stafi entuziast

Në kuadër të ndeshjes së radhës, që Besëlidhja do të luajë ndaj Elbasanit në transfertë, trajneri L.Zenuni dje ka zhvilluar një test brenda grupit. Tekniku në njërin krah ka rreshtuar lojtarët e formacionit dhe në krahun tjetër ata rezervë, duke i dhënë mundësi të gjithëve të bëjnë një paraqitje të mirë dhe të kenë një shans më shumë për të qenë në formacionin anti-Elbasan. Në fushën e lojës të pranishëm kanë qenë pjesa dërmuese e futbollistëve, përveç të dëmtuarve, të cilët po stërviten të diferencuar.

Gjatë ndeshjes së kontrollit, formacioni që është aktivizuar në ndeshjet e fundit ka bërë një paraqitje të mirë dhe rastet për shënim, së bashku me golat që janë realizuar, kanë qenë të shumta. Duhet thënë se Besëlidhja ka një stol të pasur me futbollistë, që kanë pak ose aspak diferencë me formacionin bazë. Pas ndeshjes së sotme, si stafi teknik, ashtu edhe tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit kanë qenë entuziastë për paraqitjen e ekipit dhe tashmë presin reagim edhe në ndeshjen e radhës. Vetë trajneri Zenuni mësohet t’u ketë thënë futbollistëve të tij se tashmë të njëjtën formë duhet të tregojnë edhe në ndeshjen e radhës ndaj Elbasanit, për të marrë një fitore në transfertë. Lezhjanët pas gjashtë javëve të para të kampionatit nuk kanë bërë një paraqitje të mirë, pasi skuadra renditet në vendin e dhjetë me vetëm tetë pikë.

Trajneri i Besëlidhjes duket se do të vazhdojë punën e tij në krye të skuadrës. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, skuadra ka bërë një paraqitje të mirë dhe duket se Zenuni ka marrë edhe besimin e drejtuesve. Ai e ka marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Sokol Metës. (Panorama Sport)
    
Back To Top