Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Gruda drejt largimit, Çutra merr letrat e përjashtimit nga klubi

Besëlidhjes i janë tronditur pozitat pas humbjes që pësoi në Sarandë. Ajo është pozicionuar e 11-ta në renditje. Pas pushimit të së dielës, dje në orën 15:00 skuadra u grumbullua për të zhvilluar analizën javore dhe për të vijuar stërvitjen. Ajo u zhvillua me dyer të mbyllura dhe përveç Xhynejt Çutrës, përjashtimi i të cilit u bë i ditur nga presidenti Noka, ra në sy edhe mungesa e Mirsad Grudës. Ky i fundit është kritikuar nga presidenti për paraqitjen e tij të dobët dhe është përfolur se mund të ketë edhe një vetëlargim të lojtarit. Nga ana tjetër, mësohet se vendimi i përjashtimit të Çutrës është përfundimtar dhe tashmë pritet që lojtari të marrë letrat nga klubi lezhjan. Ndërkaq, në analizë ka munguar edhe qendërmbrojtësi Florian Peqini. Arsyet janë familjare. Arenc Dibra nuk është paraqitur për arsye shëndetësore, pasi ai është dëmtuar që në ndeshjen me Mamurrasin. Besëlidhja, si një nga skuadrat kryesore pretendente për Superiore, pas pesë javësh kampionat është ulur shumë poshtë në renditje, çka e ka vështirësuar shumë mundësinë e arritjes së objektivit, që është ngjitja në Kategorinë Superiore. (Panorama Sport)
    
Back To Top