Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Hapen “dyert” në Lezhë, festë me Gramshin

Besëlidhja edhe pse fitoi në Kukës me rezultatin 2-1, duke qenë se humbi 4-2 në ndeshjen e parë në “shtëpi”, është eliminuar dhe tashmë do të mendojë për kampionatin. Lezhjanët e drejtuar nga trajneri Ledion Zenuni, tashmë janë përqendruar tek sfida e radhës me Gramshin. Një lajm që ka gëzuar sportdashësit lezhjanë ka të bëjë me hapjen e dyerve të stadiumit. Besëlidhja e ka plotësuar dënimin e vënë nga FSHF dhe pret që në ndeshjen me gramshiotët të ketë mbështetjen maksimale të publikut.
   
Back To Top