Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 6: Besëlidhja - Gramshi 2-1. Danaj nuk fal nga pika e bardhë!

Besëlidhja në krizë dhe mes kritikave të shumta në këtë fillimkampionati ishte në kërkim të fitores së parë me trajnerin Zenuni në krye, dicka që ia ka arritur me rezultatin 2-1 ndaj Gramshit. Dy gola të Danajt u kanë dhënë vendësve tri pikë të çmuara, duke e ngjitur Besëlidhjen në kuotën e 8 pikëve në kampionat. Ndeshja e parë për këtë sezon me praninë e tifozerisë lezhjane që si gjithmonë sjellin fat dhe pikë falë atmosferës që dhurojnë në shkallët e stadiumit.

Besëlidhja - Gramshi 2-1
Shënues: 2', 11' Danaj / 40' Trashi

Besëlidhja: R.Danaj, K. Dibra, Shyti, Shytani, S. Danaj, Gruda (Nikolli 87’), Pepaj, Beqiri, Lekaj, Malasi (Neka 46’/Figuri 85’), Ruben Danaj. Tr.: L. Zenuni
Gramshi: Koçi, Bella, Basriu, Kote (Abdullaj 11’), Mehmetaj, Çapja (A. Çekrezi 50’), Trashi, Duka (Marishta 51’), Toçi, Lena, F. Çekrezi. Tr.: G. Stojku
Gjyqtarë: A. Beqiri, E. Dera, A. Shkreta (Tiranë)
Vëzhgues: A. Likja (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Malasi, S. Danaj / Mehmetaj, A. Çekrezi, Koçi (2v)
Kartonë të kuq: Koçi
   
Back To Top